Në Ç’fare baza e Parimë U-zhvillua Bektashizma

 

 

Para se të hyjmë në themë, është mirë të bëjmë pak fjalë për personalitetin e madh bektashian, mbas Haxhi Bektashit, Ballëm Sulltanin, i cili ka luajtur një rol të madh në Bektashizme, si reformator dhe organizator i saj, aq sa u-quajt Piri i Dytë i Bektashizmës.

 

Kur ndroi jetë Haxhi Bektash Veliu, vendin e tij e zuri Khizr Lala Babai, i biri i Hoxha Idrizit dhe i zonjës Fatime. Ai ishte i martuar dhe themeloi dinastinë e Qelebinjet. Pas atij, Teqeja u-drejtua nga këta pasardhës: Resul Balliu, Jusuf Balliu, Myrsel Balliu dhe Jusuf Balliu ose Ballëm Sulltani.

 

Simbas shpjegimevet që jep Profesori turk, Zija Shaqiri, në librin e tij të titulluar "Bektashi nefesleri" (Poezitë Bektashiane), Ballëm Sulltani, simbas disa historianëvet, ka lindur me 1472, pas Krishtit, në qytetin Kër të Anatolise - dhe simbas disa të tjerëvet ka lindur në vitin 1452, pas Krishtit.

 

Ballëm Sulltani i solli shërbime të mëdha Bektashizmës, duke bërë në 'të një organizim të ri dhe duke e sistemuar me Gjyshata e Prindëri në vende të ndryshme të botës. Ballëm Sulltani vendosi përsëri sistemin e virgjërimit në Teqenë e Haxhi Bektashit, prandaj u-quajt Piri i Dytë i Bektashizmës.

 

Fama e tij në atë kohë u-perhap aq shumë sa në vitin 1509 mbreti i kohës, Sulltan Bajaziti i Dytë e thirri në Stamboll dhe e priti me nderime të mëdha. Kur arriti ne Skutari (Üsküdar), u-prit në një menyrë madhështore dhe për nder të tij u-zbrazën dhe topa. Pastaj me nj e barkë të veçante, të pregatitur posaçërisht, të shoqëruar nga tri barka të tjera, arriti në pallatin Topkapi Saraj, ku që përjashta u-prit nga vetë mbreti Bajazit. Qëndroi si mysafir i shquar i pallatit shumë kohë, ku mori dorë vetë mbreti dhe shumë personalitete të pallatit. Më pas u-kthye në Teqenë e tij në Haxhi Bektash, ku e vazhdoi detyrën fetare deri në mbarim të jetës se tij me 1517. (Zija Shaqir, "Bektashi nefesleri", faqe 25).

 

Tani po kthehemi përsëri në themë: Bazat apo parimet e Bektashizmës të vëna nga Haxhi Bektashi dhe të respektuara nga Ballëm Sulltani dhe të gjithë pasardhësit e tjerë janë: 1) Kurani, dhe 2) fjalët e Profetit Muhammad (salallahu alejhi ve selim).

 

Në çdo rregull apo veprim do të respektohet akordi me bazat e sipërme.

 

Pastaj vjen parimi tjetër që sa simpathi dhe lidhje i kushtohen Personit të Profetit të Madh Muhammad (savs), aq duhet t'i kushtohet edhe fëmijës së Tij (Ehli Bejtit).

 

Kjo lidhet me urdhërat e shumta të Kuranit dhe sidomos të fjalëvet të Profetit Muhammad (savs), disa prej të cilavet po i radhitim këtu më poshtë:

 

1. Verseti i Kuranit që dihet nga të gjithë :

“Thuaj popullit ti (0 Profet Muhammad) se nuk i kerkoj asnjë tjetër mirësi përveç dashurisë për të afërmit e mi...” (Kur’an 42:21)

 

Kur u-pyet Profeti prej shokëvet të tij se cilët ishin të afërmit e tij, per të cilët u detyrohej dashuria nga Zoti, u tha:

“Fatimeja, Aliu, Hasani dhe Hysejni.” -Jenabi ul-Mevedde, (Burimet e Dashurise), faqe 106.

 

2. “E vetmja gjë që dashuron Zoti (0 Muhammad) është të largojë çdo të keqe nga fëmija jote dhe t'i pastrojë nga çdo gabim, siç duhet.” (Kur’an 33:33)

 

Si këto versete të Kuranit, që përmëndëm, janë dhe dymbëdhjetë versete të tjera të ndryshme, të cilat urdhërojne dashurinë dhe respektin per familjen Profetike (Ehli Bejtin), emrat e të cilëvet i përmëndëm më sipër.

Numri i fjalëvet Profetike, që urdhërojne dashurinë për Alinë dhe familjen Profetike janë me qindra, par këtu do të përmëndim vetëm dy a tre prej tyre :

 

Fjala e Profetit :

1. "Dashuria për Alinë dhe fëmijën Profetike është një cilësi që shlyen çdo të metë të besimtarit."

2. "Ate që të dashuron ty, 0 Ali, e vesh Zoti me rrobën e besimit dhe të shpëtimit."

 

Fjala e Profetit :

3. "Gjëja që mbush faqen e të miravet për besimtarin është dashuria për Alinë dhe familjen Profetike."

 

Fjala e Profetit perseri :

4. “Unë po ju lë dy gjëra me rëdësi juve: Librin e Zotit dhe familjen. Shikoni mirë se familja ime është amanet për ju. T'a dashuroni dhe kurrë të mos e trathëtoni.”

 

Në bazë të ktëyre dhe urdhërave të tjera fetare, Bektashinjtë i ofrojnë një dashuri të madhe Aliut dhe familjes Profetike.

 

Një tjetër bazë, për të cilën interesohet dhe i jep rëndësi Bektashizma, eshte kjo: 

Bektashizma beson se feja islame është shkënca fetare, e mbështetur mbi logjikën dhe arësyen.

 

Themeli i kësaj feje nuk është vetëm të plotësosh urdhënesat fetare, t'i lutesh Zotit, etj., por duhet dhe të zbukurosh moralin dhe t'a ngrësh në nivelin e duhur. Pse Profeti i Madh Muhammed sa u kishte dhënë rëndësi lutjevet dhe të gjitha veprimtarivet fetare, aq rëndësi i kishte dhënë edhe përmirësimit moral, me ndershmëni e cilësi të mira.

 

Bile Bektashizma shton në këtë rast se ndjekësi, kur i lutet Zotit, duhet t'a kuptojë mire se ç'thote lutja. Pse nuk është e sinqertë lutja dhe e dalë nga shpirti kur lutësi nuk merr vesh atë që thotë. Lutja, që nuk kuptohet nga lutësi, nuk është gjë tjetër veçse imitacion dhe nuk buron nga shpirti. E plotë quhet lutja që del nga zemra.

 

Këtë pikë e theksojnë shumë Bektashinjtë dhe i japin aq rëndësi sa e konsiderojnë si haze kryesore për rrugën e përsosmërisë. 

 

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 44 guests online.