TRAGJEDIA E QERBELASË

 

 

Kur ndroi jetë i Madhi Ali, fuqia e Mavijesë u-forcua akoma më shumë. Duke marrë nëpër

këmbë kushtetutën fetare dhe lirinë e popullit, Mavijeja e shtoi sundimin e terrorit dhe filloi të

zhdukë të gjithë kundrështarët, duke mos kursyer as të birin e të Madhit Ali, Imam Hasanin.

Imam Hasani ndroi jetë në Medine aty nga viti 669 mb. Kr., i helmuar nga njerëz të shtyrë nga

Mavijeja.



Me vdekjen e Mavijesë, vendin e tij si Halif e zuri i biri, Jezidi. Edhe ky e zuri atë vend në

menyrë arbitrare, siç e kishte zënë i ati i tij, kundër rregullit fetar, sipas të cilit kryetari duhej të

zgjidhej me dëshirën e popullit. Populli filloi të revoltohej per këtë veprim të padrejte, por

Jezidi, me vrasje e terror, e shtypi dhe u-imponua.



Si e siguroi pozitën në Sham, Jezidi kërkoi t'a zgjeronte influencën vet edhe në vende të tjera.

For kishte frikë se nuk do të mundte t'a realizonte këtë ëndër gjersa ishte gjallë Imam Hysejni,

nipi i Profetit Muhammad dhe biri i të Madhit Ali. Ai e dinte mirë se Imam Hysenji gëzonte të

gjitha cilësitë dhe adhurohej nga krejt populli arab.



Jezidi përdori të gjitha menyrat dhe djallëzite për t'a detyruar Imam Hysejnin që t'a njihte

zyrtarisht si të parin. Më parë dërgoi shpallje në të gjithë governatorët arabe, me anën e të

cilavet u bënte të njohur fronëzimin e tij. Të gjithë e perbuzen këtë fronezim, por heshten nga

frika e terror it. Asikohe Imam Hysejni ndodhej në qytetin Medine, se bashku me far'e fisin e tij.



Jezidi i dërgoi urdhër governatorit të Medinesë qe të thërriste Imam Hysejnin dhe t'a detyronte

me çdo menyrë që të njihte per të parë Jezidin. Kur u-thirr, Imam Hysejni u-pergjegj kështu,

“Kjo punë është e rëndë dhe nuk më përket mua. Vini në zbatim ligjin tradicional fetar dhe

mblidhni përfaqësinë e popullit. Po të vendosë kjo, unë s'kam asnjë kundrështim.”



Fjalët e Hysejnit governatori i a njoftoi Jezidit, i cili u-zemerua fort per këtë refuzim dhe dha

urdhër që të kapej Imami dhe të detyrohej me forcë të pranonte njohjen, përndryshe të

ekzekutohej. Imami, kur e pa që po keqesohej gjëndja, mori far'e fisin dhe shkoi në Mekkë.



Populli i Mekkës e priti me krahë-hapur dhe i bëri nderime të mëdha. Me mijra njerëz e vizituan

dhe u-përunjën perpara tij. Ngjarja bëri bujë të madhe dhe Jezidi u-trondit shumë, se kishte

frikë mos Imami ngrinte popullin kundër tij per veprën e paligjëshme që kishte bërë.



Lajmi për këtë ngjarje u-perhap edhe në vise të tjera. Banorët e Kufasë filluan menjëherë t'i

dërgojnë mijra letra Imamit, me të cilat i luteshin t'i vizitonte dhe të drejtonte sytë drejt tyre,

duke e siguruar se do të ishin gjithë jetën besnikë të tij.



Si u-përsëriten shumë here këto lutje, Imami u-tregua i gatshëm të shkonte, por miqt e tij e

këshilluan të dërgonte më parë një përfaqësues të bëntë hetime, passi banorët e Kufase ishin

njerëz të frikshëm dhe nuk e mbanin besën. Atëhere Imami vendosi dhe dërgoi në Kufa, per të

bërë hetime, kushuririn e tij, Myslim ibn Akilin.



Në fillim, banoret e Kufasë treguan një bindje të madhe ndaj Myslimit, i cili i shkroi Imamit që të

nisej per në atë vend. Dhe Imami, porsa mori letrën, u-nis për në Kufa.



Jezidi i dëgjoi këto lajme dhe, nga frika se mos populli ngrinte krye, mori masa të rrepta. Dërgoi

ne Kufa një governator terrorist, i cili vrau e preu dhe u futi frikën banorëve.



Si përfundim i këtyre masave të rrepta, populli i Kufasë e harroi besën e dhënë. Atëhere u dha

urdhëri të kapej Myslim ibn Akili i cili, i trathëtuar, ra dëshmor duke luftuar trimërisht.



Edhe të dy bijt e tij, Muhtari dhe Ibrahimi, njeri shtatë dhe tjetri tetë vjeç, humbën jetën, duke u-

therrur barbarisht nga një katil që rrallë ka parë bota. Ky katil i gjeti fëmijët e mitur të fshehur në

shtëpinë e tij dhe vendosi t'i vriste për të marrë shpërblimin e caktuar nga governatori. Fëmijët

e gjore i kishte fshehur e shoqja dhe dy djemt e tij. Këta bene çmos që t'a ndalonin atë nga

bërja e ketij krimi të tmershëm. Por krimineli nuk hoqi dorë nga rruga e tij. Përkundrazi, për të

kapërcyer pengimet, vrau, në zemërin e sipër, edhe të shoqen me të dy djemtë. Pastaj u-vërsul

si egërsire kundër dy fëmijve të mitur të Myslimit, të cilët, kur e panë se humbën çdo shpresë,

ulën kryet dhe secili prej tyre i ilia, “Më ther mua më parë, se nuk round të duroj dot hidhërimin

për vëllanë.”



Kjo vrasje, që ndodhi ne vigjilën e tragjedisë se Qerbelasë, është një nga krimet më të

shëmtuara që ka parë njerëzimi. Në këtë menyrë perfundoi misjoni i Myslim ibn Akilit ne Kufa.

Me gjithë këtë, para se të vritej, ai i shkroi një letër Imam Hysejnit, me të cilën e lajmëronte që të

mos shkonte në Kufa, se populli e shkeli besën.



Imami ishte nisur dhe vetëm kur arriti në Qerbela, mori letrën dhe mësoi lajmet e hidhura. Qau

me dëshpërim dhe tha, “Tani s'mbeti më për të jetuar. Më mirë të vdesim.”



Pastaj pyeti se si quhej ai vend. Kur i u përgjegjën se quhej Qerbela, shtoi, “Ah! Ky qënka

vendi i belasë, që më pat kallzuar im at. Këtu jemi të destinuar të presim fatin.”



Atëhere ngrehën tendat dhe qëndruan duke pritur fatin e tyre.  



Jezidi e mori vesh dhe dërgoi me mijra ushtarë per t'a kapur.  



Në ndihmë të Imam Hysejnit shkuan me qindra dashamirës, por ai nuk i mbajti. I largoi duke u

thënë, “Ju falemnderit shumë. Shkoni ne vatrat t'uaja. Une jam nisur per të vdekur. Nuk dua që

miqt e mij t'i shtie në mundime.”



Mbetën vetëm 72 veta, të cilët i u lutën me këmbëngulje dhe lotë në sy që të mos i largonte, se

dëshironin të vdisnin bashkë me ‘të. Imami i falënderoi për besnikërine dhe vendosmërinë e

tyre dhe i u lut Zotit për ‘ta.



Lufta e Qerbelasë u-bë në Gusht të vitit 680 rob. Kr. dhe filloi e vazhdoi me tërbim. Imam

Hysejni dhe shokët e tij, ndonëse ishin të lodhur, të pangrënë dhe pa pikë ujë, luftuan si luanë

gjersa dhanë jetën që të gjithë.



Kjo është një nga tragjedite më të mëdha në historinë e njerëzimit. Në luften e Qerbelasë

mbizotëroi forca brutale kundër idealit, e shtrëmbëra kundër së drejtës, pasioni kundër

urtësisë.



Në atë shkretëtirë të Arabisë u-rrezua dhe u-shkel trupi i Imam Hysejnit nga ushtarët e Jezidit, i

cili bëri shumë faje të rënd a e të pafalura kundër Islamizmit, gjatë tre vjetëve e gjysmë të

mbretërimit të tij.



Në vitin e parë të ardhjes së tij në fuqi, Jezidi vrau Imam Hyseinin në Qerbela. Në vitin e dytë

plaçkiti qytetin e shënjte të Medinesë. Në vitin e tretë sulmoi Mekkën. Por tragjedia e Qerbelasë,

ku ra dëshmor Imam Hysejni (i biri i Aliut dhe i Fatimesë) tronditi, tmeroi dhe pikëlloi gjithë

Botën Islame. Me gjithë këtë, gjaku i Imam Hysejnit nuk shkoi dëm. Sakrifica e tij, e bërë për një

kauze të drejtë, dha rast të lindë një besim i ri në zëmrat e Muslimanëvet. Pas asaj tragjedie, një

shpirt i ri u-ngrit lart kundër tiranisë. Një frymë e re gjallërie u-perhap në gjithë Botën Islame.



Muslimanët nxunë nga Imam Hysejni një mësim të madh: Kushtimin dhe sakrifikimin e vetes

ndaj besimit te Perëndia.



Ata kuptuan gjithashtu se lufta e Imam Hysejnit dhe e shokëvet të tij, kundër fuqivet të mëdha

të Jezidit, ishte, në të vërtetë, një pjesë e luftës universale: e së mirës kundër se keqes, e

drejtësisë kundër shtypjes.



Imam Hysejni ra dëshmor në Fushën e Qerbelasë për të mbrojtur idealet, porositë dhe parimet

e lirisë e të demokracisë së Fesë Islame.






MATEMI



Për luftën e Qerbelasë janë shkruar shumë vepra të mallëngjyeshme në prozë e në vjershë. Një

nga këto vepra prekëse në vjershë është ajo që ka shkruar Naimi në gjuhën shqipe me titullin

Qerbelaja. Është një vajtim që lëndon thellësisht shpirtin e çdo njeriu që e lexon:


Frat, 0 more lum' i shkretë

Mos këndo po qaj;

Derth lot e rënko për jetë

Mos qesh paskëtaj!

Se Hysejn' e Fatimesë

Me farët të ti,

E vranë komb' i pabesë,

Kombi faqezi...

Hyseni desh njerëzinë,

Dhe për të u vra,

Per të shpetuar njerinë,

Ra në Qerbela...

Imamëtë dymbëdhjetë,

Nga der'e Aliut,

Hoqn' e vuanë ndë jetë,

Për nder të njeriut ...




Lufta e Qerbelasë është tragjedia më ngjethëse në historillë e Fesë Islame. Prandaj kujtimi i saj

qëndron gjithnjë i gjallë në mëndjen e Muslimanëvet. Bile shumë nga këta e përkujtojnë çdo vit

këtë ngjarje me ceremoni të përzishme dhe me lot në sy. E përkujtojnë besimtarët e sekteve të

ndryshme. E përkujtojnë Bektashinjtë.



Ky përkujtim bëhet dhjetë dit me radhë ne dhjetë ditët e para të hënës Muharrem, sepse ngjarja

e Qerbelasë ndodhi pikërisht në këtë hënë, ne vitin 63 të Hixhretit. Ky përkujtim quhet MATEM,

fjalë e cila në persisht do të thotë zi.



Për kujtim dhe nderim të Dëshmorëve të Qerbelasë, besimtarët nuk pijne ujë gjatë dhjetë ditësh

me radhë. Përveç kësaj, mënjanojnë lukset dhe dëshirat dhe shkojnë në Teqetë për të

përkujtuar ngjarjet e paharruarshme të Qerbelasë, me zëmër të pikëlluar dhe me këto fjalë në

gojë: Ja Imam! Ja Imam!



Por në kohën e Matemit, bashkë me ngjarjet e Qerbelasë, përkujtohen edhe të gjitha ngjarjet

dhe sakrificat e mëparëshme, të bëra në shërbim të njerëzimit. Përmënden me radhë vuajtjet

dhe mundimet që hoqën të gjithë Profetët për plotësimin e misionit të tyre të shënjtë. Këto

përmëndje bëhen në këtë menyrë:



1.
Natën e parë përkujtohen mundimet që hoqi Profeti Adem në kryerjen e misjonit të shënjtë.

Përmëndet edhe krimi që ndodhi midis djemvet të tij si edhe ngjarjet që përshkoi ai vetë për t'u-

përsosur.   

Përkujtohen ngjarjet e Nuhut, i cili vuajti shumë prej populI it ne plotesimin e misionit te vet.

Përkujtohen vuajtjet e Ibrahimit, i cili u-huadh në zjarr prej Nemrodit te mallkuar, sepse

predikonte rrugën e drejtës të Perendisë.

Përkujtohen vuajtjet e Jusufit, i cili u-huadh në pus prej vëllezërve të tij sepse ishte i pastër dhe

kishtë fituar simpathinë e prindërve.

Përkujtohen vuajtjet që hoqi Musai prej Faraonit të mallkuar, sepse ky i fundit donte t'a

sundonte popullin me shtypje dhe të ishte Perëndi i tij.

Dhe në fund përmënden vuajtjet që hoqi prej njerëzve të fuqishëm Krishti i Madh, për të

vetëmin faj së u-vu pa rezervë në shërbim të njerëzimit, duke predikuar rrugën e se vërtetës,

paqes, drejtësisë, vellazerimit dhe përsosmërisë njerëzore.



2.
Natën e dytë përkujtohen vuajtjet e Profetit Muhamed, i cili hoqi shumë mundime për t'a

nxjerrë popullin nga errësira e skllavërisë në dritën e mirësisë e të njerëzimit.



3
. Natën e tretë përkujtohet i Madhi Ali, i cili ra Dëshmor për t'a udhëhequr botën në rrugën e

mbarë.



4.
Natën e katert përkujtohet Imam Hasani, i cili u-hel- mua me të pabesë nga njerëz të pashpirt,

sepse predikonte paqen dhe rrugën e vërtetë.



5.
Natën e pestë përkujtohet gjithë jeta e Imam Hysejnit.



6.
Natën e gjashtë përkujtohet emigrimi i Imam Hysenjit nga Medineja në Mekkë, per të mos

shkakëtuar grindje me Jezidin.



7.
Natën e shtatë përkujtohet Myslim ibn Akili, i cili shkoi si delegat i Imam Hysejnit ne Kufe, ku

u-trathëtua dhe ra Dëshmor bashkë me të dy djemt e tij të vegjël, Muhtarin dhe Ibrahimin.



8.
Natën e tetë përkujtohet udhëtimi i Imam Hysejnit per ne Kufe, ku shkonte i ftuar nga populli

per t'i drejtuar ne rrugën e mbarë.



9.
Natën e nëntë përkujtohet arritja e Imam Hysejnit në Qerbela, ku mori letrën e Myslimit, me të

cilën e lajmëronte të mas shkonte në Kufe, se populli ktheu fjalën.



10.
Natën e dhjetë, që është nata e fundit, tregohet lufta e Qerbelasë, ku Imam Hysejni ra

Dëshmor në fushën e Fesë se bashku me shokët e tij.



Kur merr fund Matemi, atëhere në Teqetë fillon të pregatitet Hashureja, ëmbëlsira e

përmotëshme në kujtim të ngjarjes së Qerbelasë. Hashureja pregatitet me një ceremoni fetare

të veçantë, gjatë së cilës këndohet me zë të lartë Merthijeja, një vjershë vajtimi për Imam

Hysejnin.



Në mbarim të kësaj ceremonie, dhe pasi bëhet lutja fetare në një heshtje të madhe zije, populli i

mbledhur në Teqetë fillon të hajë Hashurenë, duke përkujtuar me adhurim Imam Hysejnin dhe

duke mallëkuar Jezidin dhe pasonjësit e tij.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 1 user and 2 guests online.

Online users