Cilësit e Ndjekësit

Ndjekësi bektashi, për t'i a mbrrijtur qellimit të përsosmërisë, duhet të pajiset me disa cilësi. Njera nga këto cilësi, se cilës i ka dhënë rëndësi Hunqar Haxhi Bektash Veliu, është pozita apo qëndrimi midis udhërrëfenjësit dhe ndjekësit të rrugës. Kësaj pike libra "Velajetname" (Shënjtërimore) i ka dhënë rëndësi të madhe dhe e shpjegon kështu:

 

Hunqar Haxhi Bektash Veliu ka urdhëruar, në bazë të dogmës dhe amanetit të mjeshtrit të Tij, Hoxha Ahmed Jeseviut, që çdo ndjekës duhet të rrënjosi në zemrën e tij një besim të plotë kundrejt udhërrëfenjësit dhe bindje ndaj tij.

 

Në bazë të ketij parimi, ndjekësit e kësaj rruge, që të përfitojnë moralisht prej Bektashizmës, duhet të konformohen me këto pika :

 

  1. Ndjekësi duhet të këtë lidhje tek udhërrëfenjësi, aq sa të mos çmoje tjetër njeri më të cilësuar nga ai dhe të mos preferojë gjë tjetër veç atij. Në qoftë se udhërrëfenjësi ndron jetë, po me atë bindje lypset të lidhet me një udhërrëfenjës tjetër të mbaruar (Myrshidi Qamil). (Me këtë rast duhet theksuar se udhërrëfenjës i vërtetë është ai që është i përsosur dhe i cilësuar siç duhet, konform përkufizimit që i bën ligji bektashian. Me një fjalë, lypset të jetë njëri i vërtetë dhe burrë i shkëlqyer dhe i pajisur me të gjitha meritat. Po nuk është i kualifikuar në këtë menyrë, posti i tij, simbas rregullit bektashian, është haram, i ndaluar).
  2. Ndjekësi kur është pranë udhërrëfenjësit duhet të qëndrojë shumë i kujdesur dhe nga fjalët e udhërrëfenjësit të kuptoje mirë aluzionet e fjalëvet se ç’qëllim kanë dhe ku synojnë. Ai që nuk i degjon këto fjalë me veshin e zemres dhe nuk kryen detyrat që i ngarkohen nuk përfiton nga Bektashizma. Atij i mbyllen portat e përparimit.
  3. Është konditë e domosdoshme për ndjekësin që në fjalët e udhërrëfenjësit dhe në urdhërat e tij të jetë besnik dhe t’i zbatojë. Pse çdo fjalë dhe urdhër i udhërrëfenjësit është një Kapshatë Hirije (Riza lokmasi) për ‘të. Atë kapshatë ndjekësi duhet t’a shkojë në bark, pa pikë dyshimi.
  4. Ndjekësi të gjitha shërbimet e udhërrëfenjësit lypset t'i kryejë me dëshirë e me zemër të plotë dhe sa më shpejt, që kështu të fitojë simpathinë, kënaqësinë dhe hirin e tij, pse hiri dhe simpathia e tij është hiri dhe simpathia e Zotit (Hak rizasi) .
  5. Ndjekësi, kundrejt fjalës që i ka dhënë dhe premtimit që i ka bërë udhërrëfenjësit, duhet të tregojë drejtësi të plotë dhe korrektesë. Përndryshe, po të veprojë në menyrë të kundërtë, thyen zemrën e udhërrëfenjësit dhe mund t'i hyjë dyshimi pastaj, i cili është i përbuzur pse errëson ndjekësin.
  6. Ndjekësi duhet të jetë i bindur, korrekt dhe aq i vendosur kundrejt udhërrëfenjësit sa, me asnjë farë shkaku, nuk lypset t'a thyejë besnikërinë ndaj tij.
  7. Ndjekësi duhet të jetë aq zemërbardhë dhe i lidhur tek udhërrëfenjësi sa të jetë gati të sakrifikojë çdo gjë për ‘të, sikur të jetë rasti. Detyra e tij është bindje dhe sakrificë, se vetëm me këtë menyrë i hapet gyri.
  8. Ndjekësi sekretin e udhërrëfenjësit duhet t'a ruajë më fort se sekretin e vet. As njerëzvet më intimë të tij nuk duhet t'u hapet asnjë thrrime, pse zbulimi i sekretit është poshtërsi nga më të unjurat.
  9. Ndjekësi këshillavet, porosivet dhe fjalëvet të udhërrëfenjësit duhet t'u japij rëndësinë më të madhe dhe asgje prej tyre të mos lërë mbas doret.
  10. Lidhja midis udhërrëfenjësit dhe ndjekësit është tamam një bashkim shpirtëror. Ai që dëshiron t'i mbrrijë këtij ideali duhet të tregojë sakrificë, me kokë, me shpirt dhe me çdo gje për këtë. Duhet mikun e udhërrëfenjësit t'a këtë mik dhe armikun e tij armik. Të jetë gati të bëjë çdo sakrificë per 'te (siç thamë) deri tek shpirti. Kur bije në një shtrëngesë, me çdo mjet lypset të mundohet që t'a shpëtojë.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 37 guests online.