Egoizma në Bektashizmë

Me egoizmë në Bektashizmë kuptohet vënia në dukje e vetvetes. Egoizma është një nga sëmundjet e vetvetes. Është një nga sëmundjet e mëdha morale, e cila pengon përparimin e njeriut në rrugën e përsosmërisë. Me egoizmë nuk mund të shkosh asnjë hap përpara, mbetesh gjithnjë në errësirë dhe s’mund të shikosh kurrë dritë.

 

Egoizma është një e metë, që i vesh sytë njeriut, i vë mbulesa dhe nuk e lë të përparojë, e mban gjithnjë në errësirë. Po nuk hoqi dorë njeriu prej saj nuk mund të bëhet kurrë njeri me kuptimin e fjalës. “Kush shikon vehten e tij,” thonë mistikët bektashinj “nuk mund të shikojë kurrë të Dashurin e tij, Perëndinë.”

 

Egoizma për njerinë është si hallkaja në hundë të ariut, që e heq pas dëshirës së epshevet. Dhe duke e hequr, e largon nga rruga shpirtërore dhe e shpie në madhështi dhe në errësirën e papjekurisë. Prandaj në rrugën mistike të përsosmërisë së njeriut kondita e parë është kryekëput largimi nga egoizma ose nga përfillja e vetvetes. Për këtë, vjershëtori Sejjid Nizamoğliu thotë :

 

Kaq e kam zhdukur vetveten sa s’më ka mbetur egoizmë fare. Me ndihmën e 

Zotit tani s’më ka mbetur gjë fare, nga çdo anë Ai është Ai!

 

Dhe një zonjë, lkbal Baxhia, kur u-dorëzua në Bektashizmë tha këtë vjershë :

 

Hëni ! Vehten t'a zhdukim!

Egoizmën t'a keputim.

Zemra prej saj të pastrohet,

Që kështu Zoti të afrohet.

 

Për egoizmën është folur shumë në Bektashizmë. Jo vetëm mistiket t’anë, por gjithë mistikët janë marrë me egoizmën dhe e kanë përbuzur shumë. Ja se ç’thotë mistiku i madh, Xhamiu, në librin e tij Nafahat ul-‘Uns :

 

“Shejh Sadeddin Hameviu një ditë i kishte hypur kalit dhe po udhëtonte. Rrugës i doli një prua i vogël me ujë, që duhej t'a kapërcente. Mirëpo kali, kur fillonte t’a kalonte, shikonte në ujë fytyrën e tij dhe trëmbej e nuk shkonte, sadoqë e shtrëngonte ai. Trëmbej dhe nuk futej në ujë .”

 

Shejhu menjëherë e kuptoi arësyen dhe dha urdhër t'a trubullonin ujin, duke hedhur disa baltë në ‘të. Atëhere kali nuk e shikoi më fytyrën e tij dhe menjëherë e kaptoi. Në atë rast Shejhu u tha ndjekësvet të tij :

 

“Kali nuk e shkonte dot ujët pse shikonte në ‘të vehten e tij. Kur u zhduk vehtja e tij nga balta, kaloi. Dhe njeriu, po shikoi vehten e tij, nuk mund të kalojë në rrugën e përsosmërisë.”

 

Nesimiu mbi këtë pike thotë këto:

 

"Dualizma në rrugen e bashkimit me të dashurin është pengese. Po s'u hoq egoizma, nuk round të ngrihet mbulesa e ndarjes."

 

Mbrritja e qëllimit për ndjekësin është hedhja poshtë e vetvetes dhe e ekzistencës së tij. Që t'i mbrrijë objektivës, ndjekësi duhet të jetë pa egoizmë dhe i pastruar nga vetvetja.

 

Siç thamë, kësaj pike i kanë dhënë rëndësi të madhe mistikët, se kj0 është pengesa më e madhe në përparim.

 

Ja se ç’thotë Ismail Hakiu për këtë :

 

“Dashuruës i Zotit ! Në qoftë se dëshiron të gjesh gjurmët e thesarit të fshehtë, zhduke kështjellën e egoizmës dhe rrexoje fare. Bëhu i shkatërruar këtej e tutje, që të arrish objektivin.”

 

Niaziu thotë :

 

“Unë e qërova vetveten, s’me mbeti gjë fare dhe atëhere i a mbrrijta qëllimit.”

 

Në Sheriat thuhet për një gjë : Kjo është e irnja dhe ajo është e jotja, e ndarë nga njeratjetra. Në tarikat quhet e përbashkët : Kjo është e imja dhe e jojta.

 

Kurse në hakikat nuk është as e imja as e jotja, por e atij të Vërtetit, pse të gjithë do të shkojmë t’a lëmë plaçkën. Vetëm Ai do të mbetet.

 

Ndjekësi i rrugës shpirtërore duhet të zhvishet fare nga fjalët e imja e jotja, etj. dhe të jetë i pastruar nga çdo gjë, sepse vetëm atëhere pasurohet me dashurinë e Zotit dhe i a mbrrin së vërtetës, që është pikësynimi i tij.

 

Dhe Sejjid Nizamoğliu e thekson mirë këtë pikë me fjalët:

 

“O Zot! Digjmë mua fare me zjarrin e dashurisë!

Dehmë mua, dehmë, me verën e Perëndisë!

Hiqma egoizmën, hiqma nga mua,

As shënjë të më, mbetet s’dua.

As thrrime shënj’ e emër mos më mbetet;

Shpirti Brenda në bukurin t’ënde t’më tretet”

 

Kur rrexori malin e egoizmës njeriu shikon lark dhe i hapet gyri. Pa këtë vjen urdhëri i Zotit : “S’më sheh dot mua! Por shiko përkundrejt në atë malin e madh!” të egoizmës; se pa zhdukur atë s’mund të më shikosh.

 

Për t'u dhënë një ide më të plotë këndonjësvet t’anë, çështjen e kësaj ndodhie të malit po e shpjegojmë:

 

Profeti Moisi (a.s.), simbas urdhërit të Zotit, kishte bërë zakon të shkonte në Tur, vendin e caktuar prej Perëndisë, të dëgjonte fjalët dhe urdhërat e Tija. Një ditë, simbas zakonit, arriti në vendin e caktuar dhe qëndroi atje duke dëgjuar fjalët e Zotit, të Cilin nuk e shihte, por vetëm fjalët dhe urdhërat i dëgjonte. Tek po mbaroheshin këto, Profeti Moisi (a.s.) i tha;

 

"0 Zot! M’u-trego mua të të shoh! Se vetëm zerin po të dëgjoj."

 

Perëndia menjëherë i u përgjegj :

 

“Jo. Nuk më sheh dot mua, por shiko malin që ke përkundrejt. Po qëndroi mali në vend atëhere dhe ti më sheh mua.”

 

Kur fuqia e Zotit u-shfaq tek mali, ai u-tund menjëherë dhe, duke lëvizur, u-bë copa copa.

 

Profeti Moisi u-trëmb shumë nga kjo ndodhi dhe i ra të fikët. Pastaj, kur erdhi në gjëndje, i kërkoi ndjesë Zotit me këto fjalë :

 

"Më ndje, 0 Zot 1 Ty të lartësoj! Ty të përulem! Dhe këtej e tutje nuk do të të mërzit me këto! Dhe do të jem i pari nga besimtarët e Tu!" (Kurani, 7:142)

 

Te gjithë mistikët islamë e kanë trumbetuar këtë ndodhi dhe i kanë dhënë mijra interpretime. Si përfundim i interpretimeve të tyre del në shesh se qëllimi me malin, që i u diktua Profetit Moisi (a.s.), ishte mali i egoizmës, të cilin, deri sa t'a zhdukte dhe t'a coptonte atë, nuk round t'i mbrrinte qëllimit të parjes së Zotit. Po të zhdukte personalitetin e tij fare dhe t'a shkrinte në dashurinë e bukuris së Zotit, atëhere s’do t’i mbetej tjetër në veten e tij veç Atij. Dhe në atë rast do t'i shfaqej shkëlqimi i dritës hyjnore, e cila ishte e mbuluar në atë egoizmë dhe do ti rrëfehej pastaj haptazi, siç ishte.

 

Kësaj shkalle Profeti Moisi (a.s.) i a mbrrijti passi kërkoi ndjesën e përmëndur dhe kur u-perfeksionua më vonë dhe u-frymëzua nga Udhërrëfenjësi i Madh, i caktuar nga Zoti per’të, Hazreti Hizri (a.s.).

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 2 guests online.