Gjurmë bektashiane

 

Parathënie

 Në emër të Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirplotit!

 

Falënderojmë Zotin, që na udhëzoi për këtë vepër dhe vetëm udhëzimi i Zotit solli kryerjen e saj. Ai na kërkon llogari dhe na sjell mirësi. Falenderojmë Zotin, që na udhëzoi për rrugën e profetëve dhe të dërguarve; na dhuroi mirësinë për ecjen në rrugën e shenjtorëve e të afërmve si dhe zbukuroi gjokset e 

njohësve (arifine) me yje e planete, që janë sekrete të të vërtetave dhe dijeve qiellore, dritë e pjesëve të 

zemrës së atyre që ecin nën dritën e udhëzimeve e te perkushtimit. Zoti e bekoftë Profetin tonë, 

Muhammedin, që na udhehoqi në rrugën e së vërtetës e të përkushtimit, na edukoi me moralin e ligjeve të 

qartësisë, me Familjen e tij të Papërlyer, me shokët e tij më të mirë dhe të gjitha këto, deri Ditën e Kijametit.

Adhuruesi i varfër i Zotit të Madhërishëm dhe shërbëtor i të varfërve, dheu i këmbëve të Ehli-Bejtit, Ahmet 

Siri Babai, përgatiti në gjuhën turke e arabe këtë mesazh, në vitin 1252 h. (1934 e.s.), i cili përmbledh 

mirësitë e tarikatit Alevi Bektashi si dhe virtutet e shenjtorëve të tij madhështorë. Në këtë mesazh ai shkroi 

edhe një kapitull mbi historinë e përhapjes së këtij tarikati në Egjipt, nga lindja e tij e deri ne ditët tona. Në të 

përmenden emrat e klerikëve të nderuar, të cilët kryen detyrën e predikuesit, orientuesit dhe mesuesit. 

Pjesa e mbylljes së këtij mesazhi përshkruan, në vija të përgjithshme, teqenë dhe mekamin e Sidi Abdullah 

Megavrit.



Botimi i parë i këtij libërthi mbaroi shumë shpejt. Filluan njëra pas tjetrës të na vijnë letra nga të gjitha 

vendet islame, me kërkesën per ribotimin e tij. Nisur nga këto deshira fisnike u përgatit shtypja së dyti e 

mesazhit vetëm në gjuhën arabe, por, duke zgjeruar pjesën historike, shtuam një kapitull të ri për bazat e 

tarikatit bektashian si edhe disa rregulla e pjesë edukative.

Shprehim dëshirën që ky mesazh, edhe pse nuk është shumë i gjatë, të shërbejë për të kënaqur, sadopak, 

vëllezërit tanë të nderuar dhe meshihatet tona të respektuara. Zoti na ndihmoftë!

Botimi i dytë u bë në kohën e mbretërimit të të përkushtuarit të flaktë, mbrojtësit të zjarrtë të fese dhe 

imamit të myslimanëve, mbretit Faruku i Parë, që e ruajtë Zoti i Madhërishëm dhe i zgjattë ditët!




Ahmet Siri

Baba i teqese abu Abdullah Megavri

10 muharrem el-haram 1358 h. - 1 mars 1939 e.s.

 

THEMELUESI I TARIKATIT BEKTASHI

Tarikati Alevi Bektashi e ka prejardhjen nga zotëria jonë, mullai ynë, sulltani i evlihajve, provë e kthjelltësisë, imami i 

zotëruesve të së vërtetës, shembulli i shkëlqyer i udhëheqësve të tarikatit, boshti kryesor, shpëtimtari i nderuar, 

skeleti ndriçues dhe sekreti i të Plotëfuqishmit, zotëria Mohammed, Hunqar Haxhi Bektash Veliu (Zoti i shenjtëroftë 

sekretin e tij të larte e të qarte!).



Murshidi i madhërishem dhe udhëzuesi ynë i nderuar lindi në vitin 645 h., në qytetin Nishapur të krahines se 

Horasanit. I ati i tij ishte i nderuari Sejjid Ibrahim Eth-Thani, nga Sejjidet Qazimite e dijetarët e shquar. Ai ishte 

edhe sundimtar i banorëve të krahinës se tij. E ëma e tij e nderuar ishte zonja virtuaze, Fatime, e bija e babait të 

përkushtuar dhe të nënshtruarit të Zotit, Ahmed Efendiut, që ishte një nga dijetarët e përmendur të Nishaburit dhe 

gjithë krahinës.



Që kur ishte femijë, mullai ynë dallohej nga fëmijët e tjerë, me edukatën e tij të ndritur e moralin e pastër, si dhe me 

sinqeritetin e përkushtimin e tij te veçantë ndaj Zotit të Plotëfuqishëm. Dijet arsimore, fetare e shkencore ai filloi t’i 

marrë që në fëmijërine e herëshme dhe u lidh me profesorin e dijetarin e shquar, Lukman Efendinë, pasardhës i 

profesorit të madh, Ahmed Jaseviut, një nga evlihajtë e Turkistanit. U dallua për zgjuarsi dhe inteligjencë të rallë dhe 

për një kohë të shkurtër fitoi diploma të dijeve të ndryshme. Pjekuria dhe gjenialiteti i tij arriti nivele të larta në 

shumë fusha të dijes, duke u ofruar nevojtarëve ndihma e udhëzime të mëdha.



Gjithashtu mullai ynë, qysh në fëmijërinë e tij u dallua në mosshoqërimin e bashkëmoshatarëve në lojërat që ata 

ushtronin në atë kohë, duke mas i lejuar vetes të tërhiqej nga asnjeri prej tyre. Në këtë mënyrë ai u dallua edhe si 

njeri që nuk iu bë ndonjë akuzë për kryerjen e ndonjë gabimi apo faji, ose nxitje per kryerjen e tyre. Përkundrazi, ai 

nuk donte të zbullonte dhe as te vinte në dukje fajet e gabimet e të tjerëve, ashtu sikurse edhe këmbën nuk e vinte 

tjetër kund, veçse në tokë të pastër. Ishte i thjeshtë. Vazhdimisht adhuronte afrimin e natës dhe ekstremet e ditës.

Kur i ati u nda nga kjo botë e përkohshme dhe shkoi të takojë Zotin e tij në botën e përtejme, populli i krahinës se tij i 

ofroi pushtetin, duke i kërkuar që të zinte vendin e të atit, të cilin e deshën dhe e respektonin shumë. Ai refuzoi çka i 

ofruan dhe preferoi mjerimin dhe adhurimin ndaj Zotit, në vend të madhështisë së pushtetit; u mjaftua me një 

sexhade të thjeshtë, në vend të fronit mbretëror; me tespijet, në vend të skeptrit pushtetar.



Kur arriti pjekurinë dhe nisën t’i shfaqen qerametet, emri dhe bëmat e tij u bënë të njohura kudo. Njerëzit, nga të 

katër anët, filluan të vinin e të drejtohen të ai për t’i kërkuar një lutje bamirësie e bekimin e tij. Pas kësaj, ai bëri një 

tërheqje nga shfaqja, u vetëizolua në një vend të vetmuar dhe për dyzet vjet nuk doli prej tij. Gjatë gjithë kësaj 

periudhe të gjatë ai u ndesh me përpjekje të mundimshme, u mor me gjimnastikë si edhe me adhurim.



Pasi plotësoi këtë periudhë, shkoi dhe u takua me Ahmed Jesevinë, nga i cili fitoi begatinë morale. Murshidi i tij, 

Ahmed Jeseviu, e këshilloi të shkojë në Bedekhshan për xhihad. Ai shkoi atje dhe e gjithë puna e përpjekjet e tij ishin 

për çështjen e Zotit. Pasi u kthye nga xhihadi, profesori që ishte dhe murshidi i tij, e këshilloi të shkoje për në “
Beled 

Er-Rum
”.  



Mullai ynë, la Horasanin dhe mori drejtimin për në Nexhef El Eshref.  Aty ai vizitoi varrin e Moulana Imam Aliut 

(Zoti e bekoftë!), dhe qëndroi dyzet ditë pranë tij. Pas kësaj ai u nis për në Mekën e nderuar dhe pranë Qabesë se 

madhërishme qëndroi tre vjet. Pas Mekës u nis për në Medinën e ndritur dhe vizitoi varrin e Mustafait (Zoti e 

bekoftë!). Pasi qëndroi dyzet ditë në Medine, u nis për në Kudsi Sherif. Aty ai vizitoi Masxhid El Aksa dhe varret e 

profetëve të mëdhenj dhe vazhdoi rrugën për në qytetet Khalil e Damask. Në të dy këta qytete, ai qëndroi nga dyzet 

ditë. Vizita tjetër ishte në varrin e profetit Da'ud (pastë bekimin e Zotit!) në qytetin e Halepit (Siri), si dhe As-Hab El-

Kahaf, në Bostan.



Sapo këmbët e tij fisnike shkelën në tokën e “B
eled Er Rum”, për të cilën e këshilloi murshidi i tij, Ahmed Jeseviu, iu 

shfaqën me shumicë qerametet. Ende pa zbritur në një vend dhe njerëzit vraponin nga të katër anët, për të marrë 

bekimin e tij. Çdo vend i djerrë, ku ai qëndronte, kthehej në një qytet të madh nga numëri i madh i njerëzve që 

drejtoheshin te ai. Për të nderuar vizitorin e shumtë dhe për të marrë bekimin e tij, njerëzit ndërtonin mekame e 

faltore kudo që ai qëndronte.



Secili që shpejtonte për të kërkuar shërbimin e zotërisë sonë, boshtit të boshteve, me besim të plotë, i dhuronte të 

halla, prona e bagëti, për hirin e tij të mirë (i prekur thellë nga shërbimi i zotërisë së respektuar); ndërsa Ai, në vend 

të jetës së pasanikut dhe kërkesës për prona, jetonte si eremit në këtë botë dhe nuk kërkonte prej saj veçse një copë 

strehë. Së bashku me të, njerëzit këmbyen damasqet e mëndafshërat me çadrat, shtruan postiqet në vend të 

puplave. Kështu ata munduan veten, duruan e duruan deri sa fituan “pëlqimin” dhe arritën shkallët më të larta. 

Vazhduan në këtë gjendje deri sa mullai ynë u nis për rrugë dhe arriti në Sulixhe Kara Ujuk. Më vonë kjo krahinë 

mori emrin “Haxhi Bektash”, sipas emrit të të nderuarit, që i përket qytetit Kirshehir, i cili ndodhet vetëm gjashtë 

orë larg saj.



Pasi arriti dhe zuri një vendqendrim, filloi me predikimet, udhëzimet e përhapjen e dijeve dhe njohurive fetare. 

Rreth tij u mblodhën shumë njerëz që kërkonin këshilla për të njohur të vërtetën. Në tokën rume filloi përhapja e 

tarikatit bektashian Bektashi. Numri i njerëzve që pranuan këtë tarikat u shtua kaq shumë dhe mori një shtrirje aq 

të madhe sa që emri e bëmat e zotërisë dhe mullait tonë u mësuan nga mbajtësi i fronit mbretëror, Sulltan Orhani, i 

dyti sulltan i familjes Osmane.



Me qëllim që të fitojë një lutje nga mullai ynë i madh vetë Sulltani la salltanetet e pushtetit të tij për t'i puthur dorën 

e bekuar dhe ia arriti qëllimit; mori një lutje mirësie dhe bekimi. Menjëherë pas kësaj vizite mbretërore te i madhi 

murshid, shkëlqesia e tij, Orhani i Madh, pati mirësine të ftojë zotërinë e nderuar në festimin e madh, që organizohej 

me rastin e themelimit të shoqërisë “Inkisharije”.



Pasi arriti në manifestimin e madh, mullai i nderuar bekoi ushtarin që përfaqësonte ushtrinë dhe, mbi krye të tij, me 

ato duar fisnike, vendosi mëngën e tij të bekuar. Qysh prej asaj kohe u bë traditë vendosja e një cope beze, në 

formën e mëngës, në pjesën e mbrapme të mbulesës së kokës së “inkisharijve”  ,deri në ditët e fundit të tyre.

Ishte theka e ligjëruar dhe e papërlyer, që ushtria vendosi mbi krye, si dhe tarikati Alevi Bektashi, ato që bënë të 

hapet Kostandinopoja dhe ushtria islame të arrijë deri ne portat e Vjenës.



Pas kësaj, mullai ynë filloi të dërgojë pasardhës e njerëz të dijshëm në vende të ndryshme, për të përhapur parimet e 

tarikatit Alevi, për të edukuar njerëzit me fenë e vërtetë dhe për t’u mësuar atyre rregullat e ligjeve të shenjta dhe 

tarikatin. Ata që të gjithë patën sukses në dhënien e mesazhit dhe numri i atyre që hynë në tarikatin e nderuar, në 

të gjitha vlerësohen në disa milionë.



Bektashizmi i emertuar sipas emrit të themeluesit të tarikatit Alevi, është fe, përkushtim, nënshtrim, devotshmëri, 

që udhëhiqet nga urdhërat e Zotit te Plotfuqishëm e të Lartësuar; që është i edukuar me edukatën e Mustafait 

(paqja e Zotit qoftë me të!); që mban moralin e Zotit tonë, e mullait tonë imam Aliut (Zoti i ndriçoftë fytyrën!); që 

është dashurues i Ehli-Bejtit të papërlyer dhe i tretur në atë dashuri, i dlirë në gjuhë dhe i pastër nga mekatet, 

ndihmës i të dobtëve dhe shërbëtor i të gjithëve. Qerametet e shenjtit të nderuar janë aq të shumta sa nuk round të 

përmblidhen në këtë libër. Ai që dëshiron të njihet me to dhe të mbushet me aromën dehëse e të këndëshme të 

mullait tonë le t’u kthehet librave të shumta që perfshin ky kapitull.



Kur mbushi moshën nëntëdhjetë e tre vjeçare, mullai ynë ndërroi jetë në vitin 738 h., në kohën e Sulltan Orhanit. Ai 

u varros në krahinen që mban emrin e tij te nderuar.



Zoti e mëshirofte me një gjerësi aq të madhe sa bekimet e Tij të shenjta të na kompletojnë edhe ne! Amin!




Gjenealogjia e shenjtë

Sejjid haxhi Bektash Veliu është i biri i Sejjid Ibrahimit të Dytë. Ibrahimi është i biri i Sejjid Musait, të birit të Sejjid 

Is-Hakut, të birit të Sejjid Mohammedit, të birit të Sejjid Ibrahimit, të birit të Sejjid Hassanit, të birit të Sejjid 

Ibrahimit, të birit të Sejjid Mehdiut, të birit të Sejjid Mohammedit, te birit të Sejjid Hasanit, të birit të Sejjid Ibrahim 

Mukerem Muxhabit, të birit të Imam Musa Qazimit, të birit të Imam Xhafer Sadikut, të birit të Imam Beqirit, të 

birit të Imam Zejnel Abidinit, të birit të Imam Hysenit, të birit të Zotit tone Moulana, Imam Ali bin abi Talibi. Zoti u 

ndrittë fytyrën!




TARIKATI BEKTASHIAN



“Dhe le te këtë nga ju te tille që do te thërrasin në të mira dhe të kërkojnë të bëhen punë të mira dhe të pengojnë 

nga veprat e këqia. Ata do te jenë të shpërblyer.”


(Ali Imran:1O4)



Tarikati Bektashi është tarikati i familjes së papërlyer (Ehli-Bejtit), familjes së Profetit (Zoti e pranofte!) - i krijuar 

sipas urdhërave qiellore. Ai adhuron e respekton urdhëresat e veprimtaritë islame dhe mënjanon trillimet në të 

gjitha levizjet e qetesite. Tarikati bektashi është rruga që e drejton ndjekësin dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, 

në afrimin me Zotin e Madhërishëm, përmes përmendjes në vazhdimesi të emrit te të Lartësuarit. Tarikati Alevi ka 

rregulla e kritere të veçanta për mënyrën e edukimit të vetvetes, kulturimin e mesimin e detyrave fetare kryesore, 

të cilat kërkuesi (
talib) i merr nën drejtimin e një drejtuesi (murshidi), deri sa të zhvishet plotësisht nga të këqijat 

dhe të ëmbëlsohet me mirësitë, duke siguruar kështu zemrën nga të këqijat. I dërguarai i Zotit (a.s.), ka thënë:



“Itteki aduk el-ledhi bejne xhanibejk.” (Ruaju nga armiku që ke ne të dy krahët)

gjithashtu:




“Il-la inne fil xhisd medhëge, fe-idha salahte salahte elxhisd kuluhu, fe-idha fasadet fasade el xhisd kuluhu, ue hije 

el kalb”
. (Në trup është një pjesë që po e ndreqe ndreq gjithë trupin, e po u prish prishet i gjithë trupi dhe ajo është 

zemra).



Themeli i tarikatit Alevi është pranimi me gojë e miratim me zemër i ekzistencës së Zotit të plotëfuqishëm e dallimin 

e Tij; në besimin te melaiqet, te librat, te të dërguarit e tij në Ditën e Fundit, në të mirat e të keqijat, që vijne nga 

Zoti i plotëfuqishëm, si dhe në ringjalljen pas vdekjes. Ndryshimi midis njerezve të zakonshem dhe atyre të tarikatit 

bektashian është se, ndersa besimi në këto gjashtë pika është tradicional (
taklidi), i marre me degjim, tek 

bektashianet është i verifikuar (
tahkiki).



Tarikati Alevi Bektashi është një subjekt që sherben per të arritur ne rrugen e vërtetë, per edukimin e vetes, per 

largimin e të keqes e rnbushjen e. kraharorit me njohje dhe të gjitha këto bëhen mburojë e sigurtë e mjet shpëtimi. 

Dervishi bektashian duhet të pendohet sinqerisht për gabimet e mëkatet dhe të mënjanojë vetën nga të gjitha shijet 

e kësaj botë. Urdhërat e veprimtarinë islame ai i ndjek i përkushtuar, i pastër, nuk pranon të ndaluarat, zbatues i 

detyrimeve e ligjeve, i duruar, me adhurim të vazhdueshëm, i zhytur në ziqer, kurajoz në vetvete, që të mos ndjekë 

dëshirat e djallit, shpirtmadh, i sjellshëm, ruajtës i të ftave, i sinqertë në shmangiet, njohës i aftësive të vetes, 

mirënjohes ndaj myrshidit për mirësitë e tij, zbatues pa mëdyshje i porosive e detyrave të myrshidit, i shkrirë në 

dashurinë për Zotin e të Dërguarin e Tij si dhe familjen e të Dërguarit.



Rregullat e tarikatit bektashi e kanë prejardhjen e tyre nga zotëria ynë e mullai ynë Aliu, i biri i Abu Talibit, Zoti i 

shenjtëroftë dhe e pranoftë ate, djemtë e tij, nipat e deri te lerët e mëdhenj prej të cilëve morëm parimet e këtij 

tarikati të lartë, që përmblidhen në këto rregulla:



1) Marrjen e dijeve (
telkin)

2) Veshjen e taxhit (
Ilbas el-taxh)

3) Marrjen dorë (
ahadh el-jed)



Është treguar për Zotin tonë, Aliun (Zoti i fisnikëroftë fytyrën!), se një ditë i tha Profetit Muhamed (a.s.), “O Profet i 

Zotit! Ju lutem më tregoni rrugën më të afërt për tek Zoti, me të mirën ndaj Tij dhe me të lehtën për adhuruesit e 

Tij."

- Është ajo që u përfitua prej profecisë, - iu përgjigj Profeti.

- Par, cila është kjo? - pyeti përsëri Aliu.

- Vazhdimi i përmendjes së Zotit në vetmi dhe kudo që ndodhemi, -

iu përgjigj Profeti i madh Muhamed (a.i.). - Par, qysh ta përmendim Zotin? - pyeti përsëri i madhi Ali. Atëherë 

Profeti i madh qëndroi përpara Aliut i dha urdhër të mbyllte sytë, të afronte veshin e të dëgjonte. Në atë rast Profeti 

shqiptoi tri herë frazën e njehsimit, që është: “S’ka zot tjetër veç Zotit të Madh!” Pastaj i dha urdhër Aliut t’a 

shqiptonte edhe ai këtë fraze tri herë, me sytë mbyllur e zë të ngritur, ndersa Profeti dëgjonte.

Fjala njehsim (
tevhid), që Profeti (a.s.) i shqiptoi Aliut (Zoti i nderofte fytyren!), u bë telkin dhe arriti tek klerikët 

tanë të nderuar e zuri vendin e parë. Ajo u bë detyrë per çdo myhib, që të mësojë nga myrshidi i tij fjalën teuhid.

Taxhi bektashian është një kapë prej shajaku të bardhë me dymbëdhjetë shirita dhe quhet “Taxhi Hysejni”. Është 

kusht për ata që e vënë këtë taxh të shenjtë, që të bashkojnë ne te dymbëdhjetë hisale (
tufëza), pasi në këtë mënyrë 

ai bëhet i përshtatshëm për atë që ka nderin ta vërë këtë taxh. Kjo tufëz e nderuar është dija, nënshtrimi, besimi te 

Zoti, devotshmëria, përkushtimi, thjeshtësia, ndershmëria, durimi, dorëzimi te Zoti, pendimi, bindja dhe përmendja 

e Zotit.



Kjo shenjë e këndshme tregon se janë dymbedhjete shkronja ne shprehjen “La ilahe il-la All-llah”. Po ashtu edhe ne 

shprehjen “Mohammed Resuluil-llah” janë dymbëdhjetë shkronja. Ndersa herka është nga sunetet e lavderuara. 

Robi i Zotit, zoteria yne Ali bin Abu Talibi (Zoti i shenjtëroftë fytyrën!) i veshi herken Hasan Basriut.

Marrja e dorës ose besës është pendim, kërkim faljeje, është falje për Profetin. Myrshidi, merr nga myhibi zotimin se 

nuk do të gënjejë, nuk do të hajë harram ose të hedhë sytë atje ku Zoti e ka ndaluar; nuk do të kryejë vepra që Zoti i 

ka ndaluar; të jetë i sinqertë, i besës, i ndershëm, i bindur dhe asketik ne këtë botë.



Këto surete të lavdëruara janë marrë nga testamenti i Profetit, që përmendet ne suretin Fat-h: “All-llahu është i 

kënaqur me besimtarët që të janë zotuar nën lis se ai e ka ditur ç’kanë në zemrat e tyre, prandaj ka lëshuar qetësi 

mbi ta dhe së shpejti do t’i shpërbleje me fitore.”



Në tarikatin bektashian dhënia e testamentit bëhet ne një dhome të mbyllur ku të mas këtë njëri të huaj. Ky rregull 

bazohet në atë që tregohet për Shedad bin Osin dhe Ibade bin Samit (Zoti i pranoftë!), të cilet kanë thene: “Ishim të 

i derguari i Zotit (Zoti e bekoftë!) e ai na tha: ‘A keni njëri të huaj?’ (domethënë ndonjë çifut). I thamë: ‘Nuk kemi, o i 

dërguar i Zotit.’ Na urdhëroi të mbyllim derën e na tha të grejmë duart e të themi: "Nuk ka zot tjetër përveç All-

llahut.’”



Vepruam ashtu si na urdhëroi. Pastaj Resulullahu vuri dorën e tha: “Lavdi paç, o Zot! Ti me këtë fjalë me dërgove 

mua.” Pastaj tha: “Shpërndahuni se Zoti pranoi pendimin tuaj.” Tregohet edhe për Abdyl Rrahman bin Ouf bin 

Malik Ashxhaine (Zoti e Pranoftë!), i cili ka thënë: “Ishim të i dërguari i Zotit. Ai na tha: "A nuk do t’i jepni besën të 

dërguarit të Zotit?” Pas kësaj, ai tha: “Te adhuroni Zotin dhe të mas i bëni 
shirk (dualitet) Atij, asgjë; të falni të pesë 

namazet, t’i nënshtroheni dhe të ruani të fshehtën e mas pyesni njëri.” Këto janë treguar nga Myslimi, Tirmidhi e 

Nisai. Në tarikatin bektashian konsiderata është per birin shpirtëror e jo për birin e padenjë, pasi zotëria ynë e 

mullai ynë, shtylla e madhërishme, nuk lindi djem dhe caktoi pasardhës të tarikatit, bij shpirtërorë, të cilet i rriti 

vetë e i edukoi me dije të pastra e parime të shenjta. Prej tyre ai mori besën dhe u la testamentin, para se të shkojë 

nga darrel 
fina (bota e shkrirjes), në darrel bika (në botën e mbetjes) të Zoti, për të qenë ata pasardhësit e tij. Ky 

sunet i lavdëruar ka ngelur deri në ditët tona. Kjo traditë vazhdon ndër bektashianë.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 48 guests online.