Hunqar Haxhi Bektash Veliu

 

"Ruhi! Këtë pik theksoje

Që ka ardhur nga Aliu,

Dorn' e Pirit ti pushtoje

Tek Haxhi Bektash Veliu."

-Selim Ruhi Baba

Bektashizma e mori këtë emër pse, si institucion fetar, u organizua nga i shënjti Hunqar Haxhi Bektash Veliu. Shënjtëria e Tij është nga Persia dhe lindi në qytetin Nishapur, që ndodhet në rrethet e Khorasanit, në vitin 1248 pas Krishtit.

Zbret nga një familje e madhe prej fisit Profetik, prandaj mori titullin Sejjid. Fisi i tij lidhet në këtë menyrë: Haxhi Bektash është i biri i Ibrahimit të dytë. Ibrahimi është i biri i Sejjid Musait. I biri i Sejjid Hasanit, i biri i Sejjid Ibrahimit, i biri i Sejjid Mehdiut, i biri i Sejjid Muhammedit, i biri i Sejjid Hasanit, i biri Ibrahim Muqerrem Muxhabit, i biri i Imam Musa el-Qazim, që (siç dihet) është nga të dymbëdhjetë Imamët dhe zbret nga familja Profetike.

I ati i Haxhi Bektashit ishte sunduës dhe gorvornetor i  fisevet të atjeshëm dhe zotëronte një vend mjaft të gjerë.

E ëma e tij ishte zonja Hateme, e bija e një familjeje të degjuar të Nishapurit. I ati i saj, Ahmed Efendiu, ka qënë një nga dijetarët e vendit.

Haxhi Bektash Veliu, qysh ne moshën e vegjëlisë, shquhej me cilësi të rralla foshnjore. Qysh në këtë moshë filloi studimet e tij në shkollat e Persisë. Shquhej mbi të gjithë per zotësi, urtësi, zgjuarësi dhe sjellje të mira. Kurrë nuk i kishte mërzitur shokët. Dhe kur bënin ndonjë gabim i falte dhe i këshillonte. Nuk i a hidhte në sy kurrë të metën e tjetrit, por me të gjithë shkonte mirë, aq sa e donin që të gjithë. Kudo fitonte simpathinë e të gjithëve.

Në këtë menyrë vazhdoi mësimet dhe, kur u-rrit, u-diplomua nga të gjitha shkollat civile të kohës.

Në moshën e pjekurisë filloi mësimet mistike prej të madhit Lokman Perende, një nga mistikët e mëdhenj të atij vendi. I u-vu me gjithë mënd kesaj dege dhe korri suksese morale të mëdha.

I frymëzuar nga këto parime, u-mënjanua nga bota fare dhe i u kushtua idealit të tij mistik.

Kur ndroi jetë i ati, të gjithë e shtrënguan t'a vinin në këmbën e tij që të sundonte vendin, por Haxhi Bektashi nuk e pranoi me asnjë menyrë. Vijonte gjithnjë rrugën e tij, rrugën e përsosmërisë dhe i shërbente kurdoherë këtij ideali.

Në fund u-inspirua prej të shënjtit udhërrëfenjës të mbaruar, Hoxha Ahmed Jeseviut, që të shkonte në vendin e quajtur "Bilâd-i Rûm" (Anatoli) si misionar dhe të përhapte atje idealin mistik.

Haxhi Bektashi s'e beri dy urdhërin dhe menjëherë upregatit për të shkuar. Para se të shkonte atje, vate vizitoi turbenë e të Madhit Ali në qytetin Nexhefit të Irakut. Atje qëndroi dyzet ditë me radhë, duke bërë lutje.

Në hënën e caktuar (Dhû'l Hixha) shkoi në Mekë për të kryer urdhërin e Pelegrinazhit Islam dhe mori titullin Haxhi, të cilin e gëzon edhe sot e gjithë ditën.

Më vonë vizitoi edhe muzeleumin e Profetit Muhammed (eleji Selavatullahi ve Selim!) në Medine, ku qëndroi edhe atje dyzet ditë duke bërë lutje. Pastaj vizitoi Palestinën, Damaskun dhe shumë vende të tjera të shënjta. Atje vizitoi edhe mezaret e të gjithë Profetëvet dhe shenjtorevet me radhë.

Në fund, më 1281, arriti në vendin e porositur Suluxha Karahujuk (Anatoli), ku u-takua me shumë mistikë të tjerë. Në fillim gjeti shumë kundërshtime, por Haxhi Bektashi, me zotësinë e tij dhe me fjalët e tija të larta e të dokumentuara mirë, i bindi ata dhe që të gjithë i u përunjën pa asnjë kundërshtim.

Atëhere themeloi atje Teqenë e parë Bektashiane në botë, më 1282, e cila mori famë me vonë dhe u-bë qendra e përgjithëshme bektashiane. Haxhi Bektashi organizoi atje ceremonitë bektashiane dhe, nga koha në kobe, me qindra njerëz e vizitonin dhe mermin dorë prej tij.

Dita ditës shumoheshin anëtarët spiritualë aq sa Bektashizma u-përhap kudo dhe u-dëgjua në të gjitha viset e Anatolisë. Si u-përhap në të gjithë Turqinë, Hunqar Haxhi Bektashi dërgoi misionarë edhe jashtë, kështu që Bektashizma u-zgjerua dhe u-përhap në të gjitha viset Myslimane t'asaj kohe, si në Arabi, Persi, Ballkan, etj., me një kler të shumtë dhe me anëtarë në miliona vetë.

Hunqar Haxhi Bektashi, si i shërbeu me sukses idealit të tij, Bektashizmës, mbindriçoi gjithë botën me parimet e saja. Dhe më 1341, në moshën 93 vjeçare, ndroi jetë dhe u-varros me nderime të mëdha në vendin e Teqesë, një turbe të madhe e të bukur, e cila edhe sot e gjithë ditën është një vend vizite për gjithë botën.

Per famën e tij, e gjithë ajo krahinë mori emrin e tij dhe po e trashëgon edhe sot e kësaj dite.

Hunqar Haxhi Bektashi, përveç dritës së Bektashizmës, që i ka bërë shërbime të mëdha gjithë botës mbarë, na ka lënë dhe dy libra të shtypura tani në, kohët e fundit në Turqi. Njera ka titullin "Mekâlat-î Haxhi Bektash" (Frazat e Haxhi Bektashit) dhe tjetra "Favâ'id ul-Fukarâ" (Dobitë e Varfavet).

Tani së afërmi na ra në dorë libra " Favâ'id ul-Fukarâ", prej së cilës më poshtë, në një kaptinë të veçantë, përkthejmë disa pjesë prej saj, që të përfitojnë edhe Shqiptarët dhe të kenë një ide nga përmbajtja e saj.

Perveç këtyre vepravet, Hunqar Haxhi Bektashi ka folur edhe shumë vjersha mistike, të cilat këndohen me melodi nëpër muhabetet e Teqevet. Disa nga këto vjersha, të perkthyera shqip, përmbahen në pjesën e këtij libri ku bëhet fjalë mbi letraturën bektashiane.

Haxhi Bektashi ka lënë edhe shumë fjalë të larta, njera nga të cilat është edhe ajo që i ka thënë mbretit Orhan të Turqise:

Po të jesh shpirtërisht me mua,

je pranë meje edhe sikur të ndodhesh në Jemen.

Po të mos jesh shpirtërisht me mua,

je në Jemen edhe sikur te ndodhesh pranë meje!

Zoti na pajistë me dritën e Tij ! Amin !

                                                                                                                          -Baba Rexhebi

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 39 guests online.