Tahir Baba: Bektashizmi - urë midis komuniteteve fetare

Shqiptarët u përkasin tre feve univerzale: muslimane, ortodokse dhe katolike. Muslimanët në Shqipëri dhe Kosovë dhe një pjesë prej muslimaneve në Maqedoni u përkasin komunitetit bektashian, ndërsa pjesa tjetër janë muslimanë sunitë të meshabit hanifi. Qarqe të shumta jo shqiptare në Ballkan përpjekjeve të shqiptarëve për pavarësi siç ishte rasti me Kosovën dhe për barazi siç ishte në Maqedoni ua atribuojnë objektiva të lidhura me fundamentalizimin musliman. Po bëhen përpjekje që këto përpjekje të karakterizohen si pjesë e fundementalizimit terroristë të AI-Kajdës.

 

Shqiptarët ku do që të jetojnë sidomos ata me fe muslimane pavarësisht nga kjo a janë suni ose bektashi mjaft me sukses u kundërvihen këtyre akuzave me veprimin e tyre tolerant duke i respektuar mësimet hyjnore të librit të shenjtë treguan se mund të bashkëjetojnë me popujt e tjera pa dallim feje ose kombi. Si përfaqesues i komunitetit Bektashian në Maqedoni, duke iu referuar parimeve të misticizmes bekteshiane dhe duke u bazuar në rëndësinë e pastërtisë shpirtërore, që është fundament i bekteshizmit mund të them se gjatë historisë par edhe tani, bektashizmi ka qenë ure e qendërueshme dhe me rol historik per marradhënie midis komuniteteve fetare. Shqiptarët bektashiane kanë shërbyer si urë miqesie dhe njohjeje të ndërsjellëtë midis komunitetit musliman dhe aitj të krishterë.

 

Faktori fetar është i pranishëm dhe mjaft i ndjeshëm po thuaj në çdo ngjarje dhe akt të histories - ku si motiv a përkatësi fetare, ku më e keqja si identifikim i kombësisë me fenë. Tek shqiptarët në parim, fetë dhe ideologjia e tyre, dogmatika dhe praktika, nuk iu drejtuan kauzës kombëtare si qëllim i vetëm siç u bë kjo me ortodoksinë së Greqi dhe Sërbi dhe në shumë raste të tjera në Ballkan ose me islamin ne vendet arabe. Gjatë historisë së popullit tonë si reflektim të kataklizmave politike me ndihmën e feve shqiptarët arriten të ruajnë identietin e vet dhe njëkohësisht të ruhen nga rreziqet që rrjedhin nga përkatësia tyre në fe të ndryshme.

 

Ajo pjese që i përket fesë ortodokse përmes klirit ortodoks grek pa mëshirë asimilohej nga komuniteti grek. Dihet nga hisotria se leverditë ekonomike e tërheqnin një pjesë prej shqiptare tek komuniteti grek. Në Maqedoni komuniteti ortodoks shqiptar si rezultat i politikës së shtetit dhe klerit maqedonës u aismilua nga etnosi maqedones. I tille ishte edhe fati i shqiptarëve muslimanë në Kosovë dhe Sanxhak në Sërbi, cilën nën presionin e Shkupit mernin përkatësi kombëtare tirke, që të emigronin me lehtë në Turqi.

 

Në kundërshtim të plotë të këtyre veçorive, që rrjedhin nga fetë e ndryshme në kuadrin e një etnosi, komuniteti bektashian e organizuar prëmes kryegjyshatëve gjithnjë ka qenë me karakter opozitar. Kjo veçori e bektashizimit çoi në afrimimin e tij si reaksion të person it, ndërsa ndërgjegja kombëtare ushqente tolerancën fetare, e cila mund të shërbëjë si shembull. Prandaj lëvizjet e ndryshme kombëtare ne periudhën e Rilindjes Kombëtare u mbështetën në parimin atdhetar - feja e shqiptarit është Shqiptaria. Pikërisht ky parim luajti rol ven dimtar për ndërtimin e ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Ai u ngrit në momentet kulminante të Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe ishte element shumë i rëndësishëm i saj. Në aktivitetin e tij për pavarësi të Kosovës kleriku Dom Lush Gjergji mbështetej pikërisht në parimin e Lëvizjes sonë Kombëtare se "feja jonë është Shqiptaria."

 

Shqiptarët janë mjaft të ndërgjegjësur, që të mbytin që në embrion çdo shfaqje të klerikalizmit, çdo keqpërdorim fetar në emër të kauzës kombëtare. Mendoj se ky është rasti t’u them të gjitha fqinjëve tanë tëre bates. Mos luani me ndjenjet fetare të shqiptarëve, përpiquni t'i kuptoni dhe i pranoni të tille siç janë. Kërkesat e shqiptarëve per t'u trajtuar si popujt e tjerë të Evropës janë bindëse, transparente, tepër të sinqerta sepse janë të drejta dhe të ligjshme. Mos i shikoni ato përmes syzave të erreta të fesë. Shqiptarët me tolerancën e tyre fetare mund të jenë model per tërë Evropën.

Bektashi Cloud

User login

Navigation

Who's online

There are currently 0 users and 39 guests online.